Qytetari thirrje të rinjve: Në protestë deri sa të jap dorëheqje edhe Rama


Në ditën e dytë të protestave kundër vrasjes së të riut Klodian Rasha nga ana e policisë, disa të rinj protestues i kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendit, që të bashkohen nesër në protestën për të kërkuar drejtësi.

Ditën e nesërme, protesta do të nisë në orën 16:00 dhe do të vazhdojë deri sa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, thanë protestuesit.
“Ju them qytetarëve të vijnë nesër të gjithë në orën 16.00 nga të gjitha rrethet, se policia në Evropë të mbron, këtu tek ne të vret. I bëjmë thirrje kujtdo që e ndiejnë veten Klodiani. Duhet me ardhë pa dhune, me qene sa me te qete deri sa te japë dorëheqjen dhe Rama, jo vetëm Lleshaj”, tha protestuesi.

Baby Boo