Baton Haxhiu: Vizita e Blinken, lajm i keq për Lulzim Bashën dhe Metën, dhe lajm shumë i rëndë për Kosovën


Sekretari Blinken nuk u takua me asnjë përfaqësues të opozitës gjatë vizitës së tij në Tiranë. Kjo për analistin Baton Haxhiu është mbi të gjitha një lajm i keq për Lulzim Bashën.

“Për faktin që zotin Meta dhe zotin Basha, për faktin që të dy u ekskomunikuan tregon që zoti Lul Basha duhet të jetë i kujdesshëm se po e humb peshën e njeriut të opozitës. Për faktin që më nuk është në terren për t’u angazhuar për atë që është thirrur. Shmangia e Bashës është esencialisht lajmi më i keq i kësaj opozite për arsye se konsiderohet që opozita është e dëmtuar seriozisht me ambiciet e saj për pushtet”, tha Haxhiu.

Ndër të tjera shtoi se bashkë me Sali Berishën, edhe Ilir Meta ka probleme serioze me Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

“(Blinken) Nuk e takoi për arsye se gjithashtu, edhe Berisha edhe Meta kanë probleme serioze me Departamentin e Shtetit dhe kjo është evidente… Nuk ndodh që një Sekretar Shteti përveçse rasti siç është ky që mos ta takojë opozitën për t’i dhënë kurajo që ta nxisë atë për një opozitarizëm dhe një pushtet në të ardhmen, nuk ekziston askund. Kjo është arsyeja se ky lajm është shqetësues për Lul Bashën, sidomos për dy pretenduesit e tjerë të rinj që kanë marrë qindra mijëra euro fonde për të krijuar një koncept konkurrues dhe opozitar brenda Shqipërisë”, tha Haxhiu.

Duke bërë një analizë për politikën rajonale, Baton Haxhiu u shpreh se problemi kryesor aktualisht në Ballkan është Kosova. Sipas tij, ka një sërë etiketimesh nga ndërkombëtarët ndaj qeverisë së Kosovës në një kohë të shkurtër e për pasojë edhe Blinken thotë ai nuk u ndal shumë te kjo çështje.

Baton Haxhiu: Të gjitha vendet e regjionit kanë problematika serioze të dezinformatave të cilat janë të influencuara nga Rusia e Kina, sidomos nga Rusia. Problemi në Maqedoni është serioz dhe i vetmi vend që mund të ndikojë është Shqipëria.

-Duhet të ishte Kosova në fakt, më influente.

Baton Haxhiu: Kosova si shtet është multietnik dhe nuk e ka tagerin e as të drejtën, që të përzihet në Maqedoni. Vuçizimi i proceseve politike si­ç do ta bëjë Kurti, të shndërrohet në një “Vuçiç shqiptar” ka krijuar këto problematika. Prandaj është Shqipëria ajo që vizitohet nga Blinken. Për faktin që Vuçiç kërkon të ketë 4 pika destabilizuese dhe të faktorizohet si i tillë, normalisht nuk e ka zotin Blinken, por e ka zotin Hill i cili është kujdestar i të mirës e keqes, me gjithë mospajtimet që ka me të. Krejt në fund, desha të ndalem te vizita. Kosova është problem kryesor në këtë moment e sidomos qeveria. Ka fjali të rënda që në një shpejtësi kaq të madhe, Kosova të etiketohet si e tillë. Etiketimi është i pashembullt si nga O’Brien, si nga ambasadori…O’Brien sot është në Mal të Zi, nesër në Maqedoni për shkak të këtyre dy krizave që ka marrë përsipër.

Më tej, analisti tha se nëse lidershipi i Kosovës vijon me këto qëndrime, baza e të ardhmes së saj do të jetë Tirana.

“Mesazhi më i rëndë i heshtjes së Blinken për Kosovën është refuzimi për me u marrë me Kosovën. Kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot. Nëse kështu vazhdon lidershipi i Kosovës, baza e negociatave, e të ardhmes, e përkujdesjeve, kushdo që të jetë në të ardhmen, Rama apo dikush tjetër… Baza e të ardhmes për qeverinë kryeneçe të Kosovës do të jetë Tirana”, tha ai.

Baby Boo