Qytetarët përgatiten për Ramazanin, mbushen tregjet


Edhe përskaj shkurtimit të orës policore, tregu i gjelbër dukej përsëri kështu. Qytetarët e shumtë tashmë me tre orë më shumë kohë që të qëndrojnë jashtë, vërshuan Bit Pazarin, duke bërë kështu përgatitjet e fundit për muajin e ramazanit.

Ramazani këtë herë i gjen myslimanët me kufizim në lëvizje dhe në një betejë me koronavirusin, por megjithatë të gjithë me qese të mbushura nëpër duar, disa me maska e doreza e disa të tjerë jo, po furnizoheshin me ushqime për ta pritur më së miri këtë muaj. Qytetarët janë të kënaqur që ora policore është shkurtuar për tre orë, megjithatë shpresojnë që të ketë edhe lehtësime të tjera me qëllim që të mund të vizitojnë dhe të presin familjarë nëpër iftare.

Qytetar
“Po përgatitemi, nesër inshaAllah ja fillojmë, inshaAllah Zoti na ndihmon edhe virusi menjëherë hiqet, kjo është më kryesorja… duhet pak me dhënë afat më shumë, shumë e kan shtrënguar punën, së tepërmi. InshaAllah Zoti na ndihmon, inshaAllah për hajr ramazani të jetë. ”

Qytetar
“Ajo nuk është në rregull, por s’kemi çfarë të bëjmë, ashtu është ligji. Më mirë është tash normal, koha është zgjatë, njerëzit dalin pak më lirë, ashtu ishin të mbyllur krejt për gjatë koh. Tash është më mirë normal, por sikur të ishte deri në 10 do të ishte edhe më mirë, do të kishim edhe iftare. ”

Qytetar
“ Po… Tash ta shohim deri sa ta përfundojmë krejt… sigurisht që është më mirë…. Ajo nuk është në rregull, po inshaAllah e bëjnë pak më mirë, se me të vërtetë në muajin ramazan duhet të jemi pak më të lirë. I kemi përballu më parë, por tash në ramazan duhet të jemi pak më të lirë.”

Qytetar

“Valla njësoj, pak më shumë, por shumë pak…”

Qytetar

“Përgatitemi, për ramazan. Normal mirë është nuk është keq. ”

Shitësit të kënaqur nga shitjet, ata thonë se çmimet janë të njejta, ndërsa ka përmirësime në krahasim me muajt e tjerë. Krahasuar me vitet e kaluara thonë ata, për këtë ramazan ka pasur më pak shitje shkaku i koronavirusit. Ata janë të kënaqur për shkurtimin e orës policore, pasi siç thonë ata, tanimë nuk janë të detyruar të mbyllin tezgat e tyre akoma pa i hapur si duhet.

Qytetar shitës
“ Ka diçka, nuk është përmirësim i madh, por ka prap, në krahasim me muajt e tjerë më mirë është… Përafërsisht i njejtë është, nuk ka dallim të madh, por tash problem është ky koronavirusi, se patën caktu deri në 3 ora punonim edhe da e hapnim vinte koha ta mbyllim. E tash që e kanë liruar pak deri në orën 7, ma mirë është…. Ajo është katastrof, se di pa koment.. ”

Qytetar
“ Pak më mirë është sot pak më gjallë, përgatiten për ramazan….ma mirë është në ora 7 se në 4 ishte akoma më keq, ki kohë për me ble njerëzit, tash mundemi të punojmë. Çmimet janë njësoj, shitje ka por më dobër se vitet tjera, ma problem është se virusi, njerëzit kanë frikë të dalin, më problem është. ”

Ekipi ynë takoi edhe përfaqësues të komunitetit maqedonas të cilët kishin dalur të furnizohen me ushqime, njëri prej tyre tha se është i kënaqur me shkurtimin e orës policore, ndërsa pret që masat restriktive të lirohen kah mesi i muajit të ardhshëm.

Qytetar MK
“Është më mirë, mendoj se masat e Qeverisë kanë dhënë rezultat, kështuqë ky lirim do të ndikojë në përmirësimin e situatës në përgjithësi në shtet…. Mendoj se masat restriktive do të lirohen dikund kah mesi i muajit maj.”

Përfaqësuesit e komunitetit mysliman në të gjithë botën, prej nesër fillojnë agjërimin e muajit të Ramazanit.

Baby Boo