SASHK: Mësimdhënësit të kthehen në shkolla pas vaksinimi


Sndikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kërkon që edhe punonjësit në arsim të përfshihen në paketën prioritare të punonjësve që duhet vaksinuar. Kreu i saj Jakim Nedellkov, madje vlerëson që mësimdhënësit mund të kthehen në punë me prezencë fizike vetëm pasi të jenë vaksinuar me vaksinën kundër Covid 19. Deri atëherë, nga SASHK janë të qëndrimit që mësimi të vazhdojë nga distanca.

“Vlerësoj që mënyra e këtillë e mësimit duhet të vazhdojë deri në përmbyllje të vitit shkollor ose në rast se arrijnë vaksinat dhe mësimdhënësit të hynë në paketën prioritare të punonjësve që duhet të vaksionohen, atëherë ndoshta po të hapen. Gjithashtu, nuk e dimë se kur do të vijë periudha e vaksinimit të mësimdhënësve, kështu që në këtë moment vlerësoj se nuk ka kushte për fillim të punës me prezencë fizike nga aspekti I sigurisë dhe shëndeti i mësimdhënësve”, deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar I SASHK-ut.

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska sërish ka shuar shpresën e prindërve dhe mësimdhënësve që nxënësit të kthehen në shkollë me prezencë fizike. Carovska tha se modeli I zgjedhur për realizimin e procesit mësimor është stabil prandaj nuk parashikohen ndryshime në realizimin e këtij procesi.

“Zgjedhja që vendi ynë bëri për këtë model hibrid për realizimin e mësimit tregoi suksese, si për rajonin ashtu edhe për botën. Vendosëm që edhe gjysmëvjetorin e dytë ta vazhdojmë në mënyrën e njejtë siç e përfunduam gjysmëvjetorin e parë. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes ne mbetemi me modelin e njejtë, nëse do të ketë ndryshime ose të marrim leje nga komisioni për sëmundje infektive, atëherë mund të diskutojmë për çështjen e njejtë”, pohoi Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Maqedonia e Veriut është nga vendet e pakta që I la të mbyllura shkollat për shkak të virusit korona. Mësimin me prezencë fizike e ndjekin vetëm nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të tretë. Pavarësisht problemeve të shumta dhe numrit të madh të fëmijëve që kanë mbetur pa mësim nga distanca, nga dikasteri I Arsimit vazhdimisht përgjigjen se 90 % e nxënësve po ndjekin mësimin online.

Baby Boo