Qytetarët për dështimin e koalicionit trepalësh, “Nuk janë të sinqertë, akuzojnë njëra-tjetrën për të mos u bërë marrëveshja”


Aleanca për Shqiptarët dje njoftoi se së bashku me Alternativën shkon në koalicion në zgjedhjet e 12 prillit. Kreu i ASH-së Ziadin Sela pohoi se partia e Afrimit Gashit ka pranuar ftesën për koalicion ndërsa Lëvizja Besa nuk pranoi. Ndërkohë ka mbetur që sot Lëvijza Besa në orët e pasditës të shpalosin qëndrimin e tyre. Por çka mendojnë qytetarët për dështimin e këtij koalicioni trepalësh?

Një qytetar mendon se ende ka shpresë për koalicionin trepalësh.

“Unë mendoj se nuk ka dështuar ende. Ka ende gjasa që mund të bashkohen”, tha qytetari.

Dështimin e koalicionit disa qytetarë e vlerësojnë se ka ndodhur për shkak të interesave personale të partive.

“Hiqju tyre, ata kanë interesat e veta”, shtoi një tjetër qytetar

“Nuk janë të sinqertë, palët akuzojnë njëra-tjetrën për të prishur marrëveshjen”, tha qytetari

“Nuk janë të sinqertë për kombin për atë edhe kanë dështuar.Sikur përherë edhe tash” shtoi qytetari.

E dikuj nuk i interesonte shumë dështimi i koalicionit.

“Të tregoj diçka nuk më intereson, politika nuk më interson aspak”, deklaroi qytetari.

Por çka mendojnë qytetarët për një koalicion të mundshëm në mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.

“Nuk mund se megjithatë ato janë me Besë”, tha qytetari.

“Mundet, po të bëjë edhe më mirë është me LSDM se me VMRO, për ne më mirë është”, tha një tjetër qytetar.

“Nuk kemi nevojë për LSDM. Nuk ka lidhje a VMRO a LSDM, Amerike apo Rusi. Nuk merremi vesh në mes veti dhe nuk na ka faj askush”, deklaroi qytetari.

Se a mund ta fitojnë BDI-në Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën, një qytetar thotë se kjo nuk mund të ndodhë

“Asnjëherë”, tha shkurt qytetari.

E dikush tjeter mendon se BDI ka kohë që ka humbur.

“ BDI ka kohë që është e humbur”, pohoi qytetari

“Për ta fituar BDI-në, BDI duhet të humbet e për të humbur BDI populli nuk duhet ta votojë. Ndërsa populli është bërë interesaxhi. As populli nuk është i sinqertë, po të ishte populli i sinqertë edhe politika do të jetë “, deklaroi qytetari.

“Ka mundësi ta fitojnë por nëse punojnë drejt, nëse punon si BDI jo. Me gënjeshtra nuk shkon”, u shpreh një qytetar.

Megjithatë dje kreu i ASH-së Ziadin Sela gjatë fjalës së tij sot tha se çdo bashkëpunim mbetet i hapur, e mbetet pikëpyetje nëse kjo vlen dhe për Besën e Kasamit.

Baby Boo