Gruaja me mbulesë zgjidhet presidente e shtetit me 60 milionë banorë


Samia Suluhu Hassan, e cila deri më tani ishte duke shërbyer si nënpresidente e Tanzanisë, të premten u betua në postin e presidentes së shtetit me rreth 60 milionë banorë që shtrihet në lindje të Afrikës. Ajo u bë presidente pas vd*ekjes së presidentit John Magufuli, i cili e mohonte Covidin.

Hassan, 61 vjeçe, u betua në detyrë në kryeqytetin tregtar, Dar es Salaam. Ajo e mori postin më të lartë të shtetit pas vde*kjes së Magufulit, i cili për më shumë se dy javë mungoi në jetën publike. Ka thashetheme dhe dyshime se ai mund të ketë vde*kur pikërisht nga Covid-19, sëmundja të cilën e mohonte.
Në një deklaratë, Presidenca e Tanzanisë tha se presidentja e re do t’i drejtohet kombit pas betimit dhe gjithashtu do të mbajë një takim me kabinetin.

Profili i presidentes së re po vlerësohet si kontrast i paraardhësit, politikan populist që njihej me nofkën “buldozeri” për shkak të mungesës së tolerancës ndaj atyre që shfaqnin pakënaqësi.
Hassan do të përballet me detyrën e “shërimit” të vendit të polarizuar nga presidenti i ndjerë dhe me ndërtimin e bazës së saj politike për të qeverisur në mënyrë efektive, thanë analistët.

Ajo gjithashtu do të përballet me vendimin nëse do të pranojë vaksina për Covid-19, sepse Magufuli i kishte refuzuar ato, duke thënë se janë të rre*zikshme dhe kishte rekomanduar që njerëzit të bëjnë lutje dhe të thithin avull për t’u shëruar nga sëmundja.