Qytetarët “frymojnë” pa orë policore (VIDEO)


Qytetarët për dy netë mund të shijojnë lëvizjen e lirë pa kufizimet e zakonshme për shkak të masave që merren për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kjo është bërë e mundur pas vendimit të marrë pesë ditë më parë nga Qeveria, e cila vendosi që ora policore të hiqet për 1 dhe 2 maj, kur festohet Pashkët.
Përveç kësaj është vendosur që ndalesa e lëvizjet të hiqet në mes 13 dhe 14 majit, gjatë festës së Bajramit.

Zyrtarët shtetërorë i kanë arsyetur këto vendime duke theksuar se është vështirë që të ndalohen qytetarët që të festojnë festat e tyre më të rëndësishme fetare të vitit. Ata gjithashtu theksojnë se këto vendime për lehtësimin e masave janë reflektim real i trendit në ulje të numrit të personave që preken nga Kovid 19 në vend.
Në këtë vendim qeveritar ishte përfshirë edhe shkurtimi i kohës së orësa policore, i cili tashmë nis prej orës 21:00 dhe zgjat deri në 05:00 të mëngjesit.

Një masë tjetër lehtësuese që u vendos nga Qeveria ishte lejimi që të gjitha objektet hotelerike të mund të punojnë vetëm në terrasa edhe atë deri në ora 20:30. Përjashtim nga kjo masë bëjnë objektet hotelierike në aeroportet ndërkombëtare, si dhe ambientet e akomodimit, hotele, motele, hostele, konvikte, e të ngjashme, për personat që janë akomoduar në këto ambiente, të cilët mbeten të punojnë si më parë.

Ndërkaq, Qeveria ka lejuar edhe hapjen e restoranteve për organzimin e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, por vetëm ato që kanë mundësi që të bëjnë organizimin e festës në restorante në natyrë.
Ndërkohë, zyrtarët shtetërorë ritheksojnë vazhdimisht se vendimet e reja lehtësuese apo kufizueve do të merren duke pasur parasysh gjendjen e epidemisë në vend.

Baby Boo