Krijuesi i vaksinës të Fajzerit tregon se kur do të kthehet jeta në normalitet


Jeta mund të kthehet në normalitet gjatë dimrit të ardhshëm, deklaroi sot krijuesi i vaksinës të Fajzerit kundër koronavirusit Ugur Shahin.
Profesori Shahin, një nga themeluesit dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë BionTeh, e cila merr pjesë në zhvillimin e vaksinës, tha se vaksina mund të përgjysmojë transmetimin e virusit, duke rezultuar në “ulje dramatike” të numrit të rasteve të raportuara.

Javën e kaluar, Fajzer dhe BionTeh njoftuan se efektiviteti i vaksinës së tyre të koronavirusit ishte mbi 90 për qind, bazuar në 43.500 vullnetarë që morën pjesë në testim.
Vaksina është shumë më efektive sesa prisnin shkencëtarët, duke bërë që drejtori ekzekutiv Fajzer, Albert Burla ta quajë zbulim “i madh për njerëzimin dhe shkencën”.

Për vaksinën end e ka sfida para se të arrijë te popullsia, por supozohet se vaksina duhet të jetë në përdorim para përfundimit të vitit.
“Ky dimër do të jetë i vështirë. Prandaj, nuk do të kemi shumë përfitime nga vaksina këtë dimër. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ne do të fillojmë të dorëzojmë vaksinën deri në fund të vitit dhe në fillim të 2021. Qëllimi ynë është të dorëzojmë më shumë se 300 milionë doza deri në prill dhe atëherë efekti do të fillojë të ndihet”, deklaroi Shahin për Bi-Bi-Si.
Shahin tha se “është e domosdoshme” të bëhet imunizim i njerëzimit para vjeshtës së ardhshme.

Baby Boo