Qytetarët e Kosovës: Nuk do të konsumojmë produktet serbe edhe nëse taksa hiqet


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas vendimit të taksës 100% për Serbinë tanimë po përballet me presione të mëdha nga shumë vende për heqjen e saj, përcjell Pa Censurë

Ndaj këti vendimi që mori Qeveria e Kosovës, vendimtar për heqjen e taksës është treguar edhe vet Presidenti i vendit Hashim Thaçi duke thënë se nuk kemi kohë për të humbur duke u marrë me këtë problem. Aktualisht ai deklarohet pro heqjes së taksës ndaj Serbisë.

Krahas kësaj qytetarët e Kosovës si duket janë të vendosur dhe kanë reaguar duke u shprehur se edhe nëse mbetet taksa por edhe nëse hiqet ata nuk do të blejnë dhe të shfrytëzojnë produktet serbe. Qytetarët theksuan se duke pasur produktet tona nuk duhet të konsumojmë ato të Serbisë dhe se tarifën 100% Serbia e ka merituar. /Pa Censurë/

Pamjet: Klan Kosova

 

Baby Boo