60 persona nga Bërvenica kërkojnë ndihmë mjekësore, dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm


Gjashtëdhjetë persona në 24 orët e fundit në fshatin Brvenicë të të njëjtës komunë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e helmimit që kanë pësuar nga sistemi i ujësjellësit, pompa e të cilit ditë më parë pësoi defekt. Simptomat nga të cilët ankohen banorët janë diarreja, të vjella dhe dhimbje në stomak.

Kreu i komunës së Brvenicës pranon se ka pasur defekt pompa e ujësjellësit, pas çka është kërkuar nga Enti i Shëndetit Publik që të merren mostrat, ndërsa sot priten edhe rezultatet e ujit për tu saktësuar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Baby Boo