Qytetarët dolën për të festuar, nesër raport nga Qeveria sa para janë harxhuar për festën

Në 15 qytete, me 40 muzicient, qytetarët e Maqedonisë e festuan suksesin historik të shtetit, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe datën e hapjes së bisedimeve për në BE, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përcjell Portalb.mk

Baby Boo

“Qytetarët nga i tërë shteti dolën lirshëm për të festuar në 15 ngjarje që e bëjnë Maqedoninë më të bashkuar dhe e përkrahën Maqedoninë që do të shkojë ne NATO dhe BE.

Rëndësia e këtij momenti historik është njohur në tërë shtetin, nga Gjevgjelia deri në Gostivar, nga Kumanova deri në Strugë. Qeveria e Maqedonisë shpreh falënderim deri tek komunat për përkrahjen dhe ndihmën e treguar që festat të kalojnë në rendin më të mirë, ndërsa deri tek muzicientët falënderim për profesionalizmin e treguar dhe angazhimin e tyre. Gjatë ditës së nesërme Qeveria do të publikoj raport të plotë për organizimin e ngjarjeve”, theksohet në njoftimin e Qeverisë.

Restorant Lumare