Hashim Thaçi: Maqedonia votoi pro NATO-s dhe BE-së


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se qytetarët në Maqedoni dhanë fotën e tyre për të ardhmen euroatlantike të vendit. Thotë se shpreson dhe uron që Kuvendi i Maqedonisë të marrë vendimin e duhur proevropian.

Ky është mesazhi i plotë i Thaçit në FB:

Qytetarët e Maqedonisë, me vullnetin dhe votën e tyre në referendumin demokratik, vendosën për emrin e ri dhe të ardhmen e tyre euroatlantike. Votuesit e djeshëm, përfshirë edhe tërë bashkëkombësit tanë shqiptarë atje, dëshmuan qytetari dhe vullnet të qartë pro vlerave perëndimore.

Shpresoj dhe uroj që edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të marrë vendimin e duhur proevropian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për lidership dhe vendime të rëndësishme, që e forcojnë fqinjësinë e mirë dhe që rajonin tonë e integrojnë sa më shpejtë në Bashkimin Evropian./Pacensure

Baby Boo