Qytetarët bëjnë thirrje që të bashkohen në kërkimin e policëve të zhdukur (FOTO)


Derisa Maqedonia pritet të angazhojë edhe njësinë speciale për kërkimin e dy policëve, të cilët me veturën zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc, qytetarët e Kosovës nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë bërë ftesë që të bashkohen në kërkimin e policëve të zhdukur pas aksidentit.

Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

Vetura është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.

Përndryshe, kanë mbetur edhe dy kilometra për të vazhduar kërkimet brenda Kosovës.

Baby Boo