Mërgimtarit nga Zvicra i ndalohet vozitja në vendlindje për 6 muaj!


Përveç që është dënuar brenda pesë minutave dy herë me nga 300 euro për tejkalim të shpejtësisë, mërgimtari nga Zvicra është përballur edhe me një masë tjetër ndë.shkimore.

Siç merr vesh KALLXO.com, mërgimtarit i është ndaluar vozitja e automjeteve në Kosovë për 6 muaj.

KALLXO.com raportoi sot për rastin e një mërgimtari, i cili pasi ishte ndaluar duke vozitur me shpejtësisë 117 km/h në zonë urbane, ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 50 km/h, për çka ishte gj.obitur me 300 euro, ai ishte ndaluar pas 5 minutave, pasi që ishte sjellë keq me zyrtarët policorë, duke e nisur veturën me vrull dhe pas 238 metrave ai kishte arritur shpejtësinë 140 km/h. Edhe për këtë shk.elje ai është gjo.bitur me 300 euro të tjera, duke e çuar në 600 euro dë.nimin brenda 5 minutave.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Dhe, përveç dë.nimit me 600 euro, mërgimtarit i është ndaluar vozitja në Kosovë për 6 muaj.

Baby Boo