Quni: Ky është vetëm fillimi, s’keni parë ende asgjë


Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas hetimeve që nisi Prokuroria ndaj gazetës online “Insajderi”.Quni përmes një postimi në Facebook tha java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, pastaj sipas tij, vazhduan me mbylljen e zyrave të partive politike në Prizren.

“Për një javë. Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”. Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë. Ngrite zërin, mos hesht”, shkroi ai në Facebook.

Baby Boo