QSHP Kumanovë: Pesëmbëdhjetë raste të reja me Kovid-19


Qendra e shëndetit publik në Kumanovë në 24 orët e fundit ka regjistruar 15 persona të infektuar të rinj me Kovid 19, nga të cilët 14 janë nga qyteti, një është nga Komuna e Likovës, bënë të ditur sot zyrtarët e institucionit shëndetësor publik. Janë shëruar 31 pacientë nga Kumanova.

“Pacientët e rinj kanë pasur kontakte me familjarë dhe kolegë të infektuar më parë”, tha drejtori i Qendrës së shëndetit publik në Kumanovë, dr. Arif Latifi.

Sot, janë kryer 23 teste, nga të cilat 20 sipas “Termini im” dhe tre teste u kryen sipas indikacionit epidemiologjik.
Nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë, të diagnostikuar me Kovid-19 janë 1.498 persona, ndërsa aktualisht 300 raste janë aktive.

Baby Boo