QOKU: VV do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN


Këshilltari i Albin Kurtit nga Vetvendosja, Bekim Qoku ka theksuar se partia e Kurtit në Maqedoni do të garojë me tre kandidatë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN.
Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN!
Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku.
Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!” ka shkruar Qoku.

Baby Boo