Banorët e Strugës ankohen se çdo verë në Strugë vijnë shumë lypës nga qytetet tjera

A Roma woman and infant beg on the streets of downtown Tirana, the capital of Albania. Most of the several thousand Roma living there subsist by some form of begging or collecting recyclable trash. PHOTO BY JODI HILTON

Me ardhjen e verës dhe sezonit turistik, struganët kanë frikë nga “vë*rshimi” i lypësve, që vijnë rregullisht në qytet nga qytetet e tjera. Megjithëse lypësit në Strugë janë gjatë gjithë vitit, megjithatë vera është periudha ideale për ta. Vijnë në mënyrë të organizuar, familje të tëra. Burrat mbledhin hekurishte ndërsa gratë dhe fëmijët lypin. Qytetarët thonë se ata hyjnë nëpër lokale kërkojnë para dhe shqetësojnë klientët.

Kemi problem të madh me lypësit. Shpesh në lokal hyjnë nga 10-15 përnjëherë dhe ne largojmë. I shqetësojnë klientët. U bëjmë thirrje autoriteteve komunale së bashku me policinë le të koordinohen, patjetër të ndërmerret diçka. Sepse jep imazh të keq për Strugën. Është turp, ne jemi qytet turistik, ndërsa ende ballafaqohemi me lypës – deklaroi Ilker Gavaz-hotelier nga Struga.

Nga komuna e Strugës informuan se në takimin që kanë pasur para do kohe me
drejtorin e qendrës për punë sociale dhe me përfaqësues të policisë, janë dakorduar të ketë një aksion për largimin e lypësve dhe vendosjen e tyre në ambiente të përshtatshme. Nga atje apelojnë deri te qytetarët të ruajnë solidaritetin e tyre, kur bëhet fjalë për ab* uzimin dhe zhvillim të këtij biznesi të pa*ligjshëm.

Baby Boo