Qoku: “Drejtorët e BDI-së të ndalojnë presionin ndaj mësimdhënësve”


Lulizime Qoku
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë
Ditëve të fundit, shumë mësimdhënëse dhe mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme kanë denoncuar një dukuri sa shqetësuese aq dhe e ulur për shoqërinë tonë. Disa drejtorë, të urdhëruar nga partia në pushtet, BDI, kanë ushtruar presion, kërcënime dhe kushtëzime, nga më të ndryshmet duke keqpërdorur pushtetin që e kanë në dorë vetëm edhe disa ditë. Drejtorët kërcënojnë çdo mësimdhënës që është mbështetës i opozitës shqiptare, pastaj kushtëzojnë të tjerë që të marrin pjesë në tubimet e pushtetit, detyrimisht dhe kundër vullnetit të tyre. Dhe në fund kërcënimet shkojnë deri aty sa ju kërkohet që të votojnë për BDI-në duke i paralajmëruar se ju rrezikohet vendi punës nëse se bëjnë këtë. Më të ekspozuar ndaj këtyre presioneve dhe kushtëzimeve janë të punësuarit e përkohshëm, mësimdhënësit pa vendim.

Ne si koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ju bëjmë thirje drejtorëve në fjalë që urgjentisht të ndalojnë presionet, sepse të gjitha janë të dokumentuara dhe nesër do të mbajnë përgjegjësi. Ndërkaq, mësimdhënësve, atyre që janë shpresa e shoqërisë, njerëzit më të vlefshëm, që të rrezistojnë, të ruajnë rolin fisnik që kanë dhe të jenë të bindur se këto janë ditët e fundit në të cilat ata po përballen me këtë presion. Ju të dashura mësuese dhe mësues, ju do të jeni simboli i kësaj rrezistence dhe fitore të madhe ndaj diktaturës dhe injorancës së këtij pushteti. Ndërsa ne ju sigurojmë se pas 17 tetorit, askush nuk do të ju prek, por edhe ju që aktualisht mbaheni peng me kontrata në vepër, do të fitoni statusin e merituar dhe drejtorët e ardhëshëm të shkollave do t’i zgjidhni ju bashkë me këshillin e prindërve.

Ju faleminderit
Lulzime Qoku, kryetare e Asamblesë së gruas ASH – Dega Tetovë

Baby Boo