Qindra kërkesa për pajisje me shtetësi


Mbi 100 kërkesa për shtetësi vetëm nga qytetarët që deri në pavarësinë e Maqedonisë kanë jetuar në territorin e saj. Ky numër i referohet periudhës gusht-shtator respektivisht pas miratimit të Ligjit për Shtetësi.

Ministria e Brendshme
“Në MPB kanë arritur gjithsej 105 kërkesa për marrjen e shtetësisë përmes nenit 7 të Ligjit për shtetësi”.

Për 10 herë më i lartë është numri i personave apatrit të cilët jetojnë në Maqedoni të Veriut dhe presin marrjen e shtetësisë përmes natyralizimit. Deputeti Skender Rexhepi thotë se ky numër dëshmon rëndësinë e ligjit.

“Aplikimet janë edhe më të mëdha. Kemi informacione se qytetarët tanë nga Turqia janë duke u organizuar në mënyrë masovike për ta kthyer një padrejtësi gjysmë shekullore të këtij vendi. Ligji aktual u lejon atyre marrjen e shtetësisë në vendlindjen e tyre”– pohoi Skender Rexhepi, Deputet i ASH-AAA-së.

Së shpejti do të themelohet qendra për asistencë juridike mbi kërkesat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që kërkojnë shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

“Do ta bëjmë një lidhje me njerëz përgjegjës nga vendi që të mos lejojmë të keqpërdoret aplikimi i qytetarëve dhe të paguajnë çmime marramendëse për përfitime personale të njerëzve. Gjithçka duhet të shkon në të mirë të qytetarëve dhe në interes të zbatimit të ligjit”– tha Skender Rexhepi, Deputet i ASH-AAA-së.

Qytetarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të cilët plotësojnë kushtin për të nisur procedurën për marrjen e shtetësisë, duke u thirrur në ligjin e fundit duhet që kërkesat e tyre t’i adresojnë në Sektorët për Punë të Brendshme në vendbanimet e tyre. Ligji për shtetësi u materializua pas bllokadave disa mujore të opozitës shqiptare në Kuvend. Për shkak të bllokadave nga opozita maqedonase, Qeveria dorëzoi propozimin me ylli Evropian. I njëjti u miratua më 29 korrik./Alsat

Baby Boo