“Qeverisja e Zaevit përgjegjëse për ekonominë e dobët të vendit”


OBRM-PDUKM-ja kritikon qeverisjen e Zaevit duke thënë se interesi i vetëm i tij, por edhe i Angjushevit, është zgjerimi i afarizmit personal, kurse ekonomia kombëtare për të dy është vetëm mjetë për pasurim personal.

Reagimi vjen pas të dhënave për rritje shumë të ulët të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) prej 0,1%, ku rënie më të madhe është shkaktuar te ndërtimtaria (37%).

Për këtë, OBRM-PDUKM-ja përgjegjëse e konsideron qeverisjen e LSDM-së dhe Zaevit.

Prandaj, kjo parti kërkon zgjedhje të reja parlamentare, bashkë me ato presidenciale, një qeveri teknike 100 ditëshe, dhe kryetar nga opozita për Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)./Telegrafi/

Baby Boo