Njëri ndër fajtorët e pretenduar është shpërblyer, akuzon Salii


Ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e Alternativës, Bekim Sali thotë se Qeveria ka amnistuar kompaninë “Brako”, që ka ndërtuar spitalin e djegur modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Sali thotë se edhe përkundër rekomandimeve të Revizionit në MSH, që mos të paguhet borxhi ndaj “Brako”, Qeveria ka vendosur që të paguaj të njëjtin.

“Siç e pamë dje, pasardhësi im, në korrik të vitit 2023, përmes Qeverisë së RMV-së, ka inicuar pagesën e borxhit ndaj kompanisë “Brako”, kjo edhe për kundër rekomandimeve të Revizionit të brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Me fjalë të tjera, njëri ndër fajtorët e pretenduar në emisionin “Vrasje në Tetovë”, është shpërblyer”, tha Sali.

Baby Boo