Qeveria nesër pritet ta miratojë pakon e 5 antikrizë


Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nesër në seancë të rregullt pritet ta miratojë pakon e pestë për ndihmë ekonomike për përballje nga kriza e shkaktuar nga Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev.

Ka njoftuar se gjatë fundjavës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi kanë definuar detajet për çfarë është kompletuar pakoja.

“Nëse është gjithçka në rregull, besoj se Qeveria do ta miratojë. Mendoj se sot bëhen konsultimet e fundit ndër-resoresh dhe me palët e përfshira, si sindikata, punëdhënës, oda ekonomike,…”, tha Zaev. Pas miratimit, ka sqaruar se nesër do të jenë të gatshëm edhe ta prezantojnë planin që më pas të krijojnë edhe kushte juridike për zbatim të tij.

Baby Boo