Qeveria ndërpreu masat për parandalimin e ndotjes së ajrit.


Situata me ndotjen është alarmauese në Maqedoni, dhe sipas VMRO-së kërkojnë dorëheqje për Shilegovin kryetarin e Shkupit

“Është e nevojshme të shpallen situatat emergjente dhe masat urgjente drastike që do të propozohen nga ana e ekspertëve dhe specialistëve. Të ndalohen masat që në thelb nuk janë eksperimentale, mos të bëjnë shaka më qytetarët. E vetmja gjë që qytetarët e Shkupit kujtojnë si masë është parkimi më i shtrenjtë. Qyteti i Shkupit i ka mbushur xhepat por nuk ka një efekt për ajër të pastër”,- thuhet nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe këto ditë Shkupi ka qenë në vend të parë në.botë me ajër të ndotur. Poashtu ajër të papastër kishin edhe qytetet, Tetova, Prilepi, Gostivari dhe disa qytete tjera.