I qëndruan besnikë mbi 20 vjet, Thaçin sot e vizituan edhe shoferi dhe truproja i tij


E diela e sotme, siç duket ishte ditë e vizitave të shumta në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Edhe dy nga njerëzit që i qëndruan mbi 20 vite afër Hashim Thaçit, në opozitë, në Qeveri e në Presidencë, sot kanë njoftuar se ishin për vizitë tek ai në Hagë.

Shoferi shumëvjeçar i Thaçit, Murat Tahiri, si dhe truproja i tij Lulzim Buja, të cilët që nga paslufta nuk e kishin lënë asnjëherë vetëm, kanë bërë të ditur që sot ishin për vizitë në Hagë.

“Mbi 20 vite rrugëtim, histori dhe besnikëri! Nder i veçantë që sot të takohem me bashkëluftëtarin e mikun tim më të mirë, Presidentin Historik, Hashim Thaçi. Biseduam gjatë për Kosovën tonë. Një ditë pafajësia juaj do të dalë në pah. E presim kthimin tuaj triumfues dhe do të vazhdojmë të ecim bashkë po aty ku e lamë. Kosovë, ke të fala shumë!”, ka shkruar Tahiri.

Baby Boo