Qeveria miratoi propozim-ligjin për Prokurorinë Publike


Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë ka miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike. Deri në momentet e fundit ka pasur debate dhe dakordim të qëndrimeve midis ministrave të LSDM dhe BDI. Pas miratimit Ligji është dërguar në Kuvend për procedurë të mëtejme dhe se ai pritet që të marrë dritë jeshile, pasi që është paralajmëruar se janë siguruar 80 votat e nevojshme për votimin e tij, informon INA.
BDI dhe LSDM janë dakorduar që në ligj të futet edhe gjuha shqipe. Këtë më herët e bëri të ditur deputeti dhe funksionari i lartë i BDI-së, Artan Grubi.Por nuk dihet se a është në propozim-ligj a është përfshirë parimi i badinterit.

“Do të ulen edhe kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publik nga radhët e gjyqtarëve, që të sigurohet përfaqësim i drejtë. Po ashtu është pranuar edhe kërkesa e BDI-së që të ulet stazhi nga 15 në 10 për kandidatët për Prokuror Publik”, ka deklaruar deputeti Grubi. Ndërkaq,grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja në kompensim për ta mbështetur miratimin e ligjit kërkon dispozitë ligjore mbi të cilën Prokuroria nuk do të mund të ngrit akuzë mbi bazën e dëshmive që burojnë nga përgjimet e paligjshme. Ata gjithashtu kërkojnë abrogimin e procedurës gjyqësorë mbi rastet e speciales Talir 1 dhe Talir 2, për të cilën akuzohen funksionar të VMRO-DPMNE-së mbi dyshimet për financim jo ligjor të partisë. Lidhur me zgjedhjen e prokurorit për Krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, deputetë e pavarur kërkojnë që kjo të behët me vota nga të gjithë prokurorët në vend.

Baby Boo