MAQEDONIA ABSTENOI PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË ENTSO, YMERI KËRKON REAGIMIN E QEVERISË


Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka kërkuar reagimin e qeverisë, pas abstenimit të Maqedonisë Veriore, për anëtarësimin e Kosovës në ENTSO.

Ymeri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të kërkojë përgjigje e përgjegjësi zyrtare nga këto dy shtete fqinje për këtë abstenim. Kjo nuk bën të kalojë me kaq.

Reagimi i plotë i Ymerit në Facebook:

Maqedonia veriore, sikur Mali i Zi, paskan abstenuar në votimin për anëtarësimin e Kosovës (KOSTT) në ENTSO-e.

Kjo e fundit është rrjeti i operatorëve të sistemeve tê transmisionit të energjisë elektrike për vendet e Evropës.

Pranimi i Kosovës në këtë rrjet do të nënkuptonte pavarësim formal e real të sistemit energjetik të Kosovês nga ai i Serbisë. Përveç tjerash ne humbim miliona euro në pagesa, por edhe nga mosinkasimi i mjeteve për tranzitin e energjisë elektrike nëpër rrjetin e KOSTT.

Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të kërkojë përgjigje e përgjegjësi zyrtare nga këto dy shtete fqinje për këtë abstenim. Kjo nuk bën të kalojë me kaq. Nuk duhet të sillemi si inferiorë. Kosova ka treguar nje gadishmëri të madhe të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të dyja, edhe Maqedoninë edhe Malin e Zi.

Ky veprim i tyre i fundit nuk është akt i fqinjësisë së mirë. Nuk mund të mbash pozicion që Kosova është edhe e pavarur edhe pjesë e Serbisë (siç pretendon Serbia dhe siç e arsyetom ajo fushatën e egër për bllokim të Kosovës në secilën fushë). Këtë pozicion të dyfisht as nuk e pranojmë e as nuk mundemi ta tolerojmë.

Marrëveshja përndryshe shumë e dëmshme me Serbinë për energjinë e kishte vetëm një të mirë: anëtarësimin e KOSTT në ENTSO-e. Tash e sa vjet as kjo nuk po përmbushet.

Kjo flet shumë për këtë lloj dialogu me Serbinë. Qartazi, Serbia nuk po joshet me koncesione. Prandaj duhet ta shtojmë kushtëzimin. Nuk ka normalizim pa njohje. Dhe nuk mund te ketë kurrfarë marrëveshje pa njohje.

Baby Boo