Qeveria kërkon rritjen e tatimit personal për pagat mbi një mijë euro


Qeveria e Maqedonisë propozon rritjen e tatimit personal nga dhjetë në 18 për qind për qytetarët të cilët kanë të ardhura mujore me shume se 60 mijë denarë. Propozimi po përpilohet në Ministrinë e financave, i cili parashikon edhe rritjen e tatimit personal në 15 për qind për të ardhurat nga qiraja, fitimet kapitale, lojrat e fatit dhe sigurimi.  Në këtë propozim kërkohet të tatimohen edhe të ardhurat e qytetarëve dhe të kompanitë nga kursimet në bazë të kamatave të bankave, nëse ato janë mbi 15 mijë denarë.

Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini, vlerson se rritja e tatimit mbi të ardhurat personale nuk kanë asnjë efekt pozitiv në buxhetin e shtetit. Madje sipas tij kjo bëhet për të shpërqëndruar opinionin.

‘’Është shpërqëndrimi i opinionit, propagandë dhe populizëm i panevojshëm edhe gazetarët njerëzit e pa informuar thotë reformat e sistemit tatimor. 95 përqind e të gjitha të ardhurave në buxhet i bëjnë akcizat, TVSH dhe doganat edhe pikë. Tjerat janë as 5 për qind a kjo është 1 për qind nga ajo 5 për qind, dhe thash kjo është qesharake që e përdorin këtë temë, ka thënë Hajredini në intervistë për Almakos.

Nevojën për rritjen e për qindjes së tatimit personal e pati ngritur vetë ministri i Financave Dragan Tevdovski, duke e arsyetuar atë se Maqedonia është vendi me norma më të ulta tatimore në rajon. Tevdovski pati paraljmëruar se nëse miratohet ligji pritet të zbatohet nga viti i ardhshëm, ndërsa në ndërkohë do të bëhen analiza dhe do të zhvillohet debat publik./Almakos

Baby Boo