Aliti: Pres që Ahmeti ta menaxhojë krizën, nuk mendoj do të ketë parti të re


Rafis Aliti, ish-nënkryetar i BDI-së dhe i Kuvendit, në emisionin 24 analizë ka theksuar se në BDI gjithmonë ka pasur debate dhe kritika brendapartiake. Është mirë që e ka dhe këtë tani që dikush e quan të pakënaqur, Ahmeti ka pasur situata më të vështira në të kaluarën dhe di t’i menaxhojë ato.

Besoj se me vetë faktin që u ul me degët dhe të pakënaqurit, kjo situatë do të zgjidhet dhe BDI do të jetë parti më e fortë në të ardhmen dhe në zgjedhjet e ardhshme. A do të ndikojë kjo në koalicion për shumicën, mendoj pse janë të pakënaqur dhe thonë se janë pjesë e BDI-së. Vetëm duke shfaqur pakënaqësinë në BDI do të thotë se do të hapet debat edhe në organet e partisë. BDI ka një komitet qendror dhe një kryetar dhe sipas statutit tonë presidenti i ka të gjitha kompetencat. Ahmeti ta menaxhojë krizën, në interes të partisë. – thotë Aliti.

Baby Boo