Vajza e ‘fshehtë’ e Putin flet për pandeminë: Covid-19 është komplot nga elitat për të shpopulluar botën


Një studente ruse, e cila pretendon se është vajza e presidentit Vladimir Putin, ka dhënë një këndvështrim tjetër për pandeminë e koronavirusit.
Sipas gazetës The Sun, Luiza Rozova, e njohur edhe si Yelizaveta Krivonogich beson se Covid-19 është një komplot për të shpopulluar botën.

Ajo është bazuar tek teoria e konspiracionit “miliarda e artë” në lidhje me Covid-19 që u shfaq në Rusi vitin e kaluar.
Sipas kësaj teorie pandemia është një komplot nga elitat e botës për të bërë një “shpopullim strategjik”, me një virus të prodhuar artificialisht.
Rozova refuzoi të konfirmojë ose mohojë se ajo është fëmija i liderit të Kremlinit nga një marrëdhënie jashtëmartesore me një pastruese.

Ndërkohë që u pyet nëse këto fjalë e kishin trazuar jetën e saj, 17-vjeçarja tha të kundërtën: “Asgjë. Jeta ime ishte aq e ndenjur dhe e mërzitshme. Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit morën vesh për llogarinë time (në Instagram). Ndihem shumë mirë, mos u shqetësoni për mua. Jeta vazhdon normalisht dhe gjithçka është në rregull”,- tha vajza.
Mendohet se nëna e saj, 45-vjeçarja Svetlana Krivonogich, kishte lidhje të paligjshme me Vladimir Putin në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000.

Baby Boo