Qeveria në mbledhjen e sotme ka dhënë dritë jeshile për emërimin e anëtarëve të këshillave drejtuese dhe mbikqyrëse të institucioneve të ndryshme.
Siç mëson INA, emërimi i anëtarëve është bërë nga propozimet që kanë ardhur nga partitë e koalicionit, ndërsa kulaçi më i madh i ka takuar LSDM, por edhe BDI.
Nga BDI janë emëruar mbi 60 anëtarë në shumë këshilla drejtues dhe mbikqyrës të shumë institucioneve, përfshirë drejtori, agjencione, qendra sociale, klinika e spitale, shtëpi të studentëve dhe nxënësve, parqet nacionale dhe shumë institucione të tjera. Një pjesë e vogël i ka takuar edhe partive më të vogla politike, që janë bërë pjesë e koalicionit qeveritar.