Sqarohet Labi: Thotë se nuk ka sugjeruar kurrë të mos bartni maska


Labi sqarohet pasi u bëri thirrje policëve të mos i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave.
Labinot Tahiri vazhdon të jetë emër shumë i komentuar për deklaratat rreth koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Këngëtari, së fundi me anë të një postimi apeloi policët që të mos i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave, duke thënë se është dënim i lartë duke pasur parasysh situatën financiare në të cilën gjenden ata aktualisht.
Pasi e keqkuptuan atë që tha, Labi me anë të një postimi thotë se asnjëherë nuk ka kërkuar të mos barten maskat, por që vlerësoi se ishte dënim i lartë ngase qytetarët mund të mos kenë para për t’i blerë ato.

Po ashtu, ai ka përmendur aktivitetet që mori në fillim të pandemisë, ku kishte dhuruar një numër të madh maskash edhe në Polici, komuna, spitale, etj.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/4070168156391871

Baby Boo