Qeveria: Është siguruar kujdes i plotë dhe vende të mjaftueshme për fëmijët në kopshte, prindërit duhet të kthehen në vendet e tyre të punës


Në lidhje me reaksionet e një pjese të prindërve të cilët deri më tani e shfrytëzonin masën mungesë e vazhduar e pushimit të lindjes, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin që Vendimin të cilin e solli në mbledhjen e saj të 4-tërt të mbajtur me 14 shtator 2020, të gjithë prindërit e fëmijëve nga mosha 0 deri në 6 vjet, të cilët deri më tani ishin të liruar nga procesi i punës, të kthehen në punë duke filluar nga data 23 shtator 2020, u miratua sipas analizës paraprake dhe konsultimit me Komision për Sëmundje Ngjitëse.

“Me hapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve më 9 shtator 2020 dhe analiza e cila tregoi që kopshtet kanë kapacitet për kujdes të fëmijëve në përputhje me Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, i cili deri në minimum e ul rrezikun nga përhapja e virusit COVID-19, masa prindërit e fëmijëve prej moshës 0 deri në 6 vjet të jenë jashtë nga procesi i punës, e humb kuptimin.Kjo masë periudhën e kaluar ishte në fuqi sepse institucionet publike për kujdes të fëmijëve, gjegjësisht kopshtet nuk punonin”, thonë nga Qeveria.

Sqarojnë se në mënyrë plotësuese, në koordinim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, u miratua edhe Vendimi për zgjerimin e kapaciteteve të grupeve në kopshte, nga mosha 0 deri në 2 vjet, nga 12 fëmijë në grup, me të cilin institucionet publike për kujdes të fëmijëve kanë kapacitet të plotë për përkujdesjen e fëmijëve të nënave të cilat deri më tani shfrytëzonin mungesë të vazhduar të pushimit të lindjes.

Në përputhje me Protokollin, prioritet për përkujdesje në kopshte kanë fëmijët e prindërve kryefamiljarë dhe fëmijët e dy prindërve të punësuar, me të cilin ndërpritet çfarëdo lloj mundësie fëmijët të mbeten pa përkujdesje të duhur.
Aty ku do të ketë nevojë për hapësirë dhe kuadër plotësues për përkujdesjen e fëmijëve, Qeveria u rekomandon komunave si themelues të kopshteve, në përputhje me Rregulloren për standarde dhe normativa për kryerjen e veprimtarisë në institucionet për fëmijë, të sigurojnë vendim adekuat. Për këto shkaqe nevoja e prindërve që mos të shkojnë në punë është e pabazë.

“Analizat tregojnë se në përputhje me masat e parapara në Protokoll, kopshtet në vend kanë kapacitet të pranojnë 19.000 fëmijë, ndërsa interes deri më tani kanë treguar prindërit e 14.555 fëmijë. Sipas informacioneve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kompetente një pjesë e prindërve që deri më tani i kanë regjistruar fëmijët, periudhën e kaluar nuk i kanë dërguar fëmijët në kopsht.

Prandaj Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dërgoi shkresë deri te kopshtet të përcaktojnë nëse këta fëmijë do të qëndrojnë në kopshte, me qëllim të vetëm që në institucionet publike për përkujdesje të fëmijëve të pranohen të gjithë fëmijët në përputhje me Protokollin për aktivitete në institucionet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, gjegjësisht atyre që kanë nevojë”, qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar.Qeveria me kujdes e ndjek gjendjen në terren dhe në varësi nga nevoja do të miratojë vendime të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Baby Boo