Shkup: Hapet dhoma për heqjen e stresit duke th*yer sende me çekan dhe shkop bejsbolli (FOTO)


Njerëzit praktikojnë mënyra të ndryshme për lirim nga stresi dhe te*nsioni. Një prej tyre është sporti, kurse metodë mjaft e popullarizuar është go*ditja e “thesit të boksit”.
Kohën e fundit një metodë tjetër po bëhet hit në mbarë botën për të shfryrë ne*rvozën. Është treguar si metodë mjaft efikase, kurse tani ka ardhur edhe Shkup. Bëhet fjalë për metodën e largimit të stresit duke th*yer gjësende. Vishen pajisje mbrojtëse, th*yen sende të qelqta, nga qeramika, me çekan ose me shkop bejzbolli.

Këtë në Shkup e ofron studio Smash It Up, në qendër të Shkupit në rrugën “Orce Nikollov”. “Ejani, thyeni, lirohuni nga stresi”, është deviza e këtij vendi unikat.
Pronar është Goran Boshkovski. Efektet e këtij “sporti” i ka provuar edhe manikenia e njohur nga Shkupi, Biljana Janevska. Ajo ka pozuar duke thyer gota dhe shishe.

Baby Boo