Qeveria ende nuk ka zgjidhje për borxhet e komunave


Derisa Qeveria analizon dhe përllogarit se sa janë borxhet e komunave dhe sa prej tyre kanë llogari të bllokuara, vazhdon futja e tyre në borxhe të reja. Që vitin e kaluar kryeministri Zaev paralajmëroi se shteti planifikon të marrë kredi prej 120 milionë eurove për t’i paguar borxhet e komunave. Deri tani Ministria e Financave ende është duke mbledhur informacione se sa është borxhi i tyre. Ministri i Vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu shprehet se tek tani do të kërkohet edhe modeli se si të ndërpritet kjo praktikë e huamarrjes së tepërt.

Jemi duke punuar në mënyrë sistemore madje edhe në pjesën që ka të bëjë me gjetjen e mënyrës që shteti të marrë kredi me norma të ulëta të interesit për t’i paguar borxhet. Por, nevojitet zgjidhje sistemore që të mos përsëritet sërish e njëjta me hyrjen në borxhe të komunave”- Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Ministria e Financave ende nuk ka as plan konkret në çfarë mënyre do të ishin paguar borxhet e komunave, ndonëse kjo ishte paralajmëruar që në mars të këtij viti. Të dhënat presin t’i kenë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, janë të limituara shumat deri në të cilat komunat mund të marrin borxh.

Aleksandra Spasovska

Baby Boo