Qeveria e RMV-së solli vendim për mbajtjen e maskave, ja kush përjashtohet nga kjo masë


Qeveria e RMV-së në seancën e 45 morri vendim për ndryshimin e orës policore. Gjatë ditëve të punës ora policore do të jetë nga ora 19:00 deri ditën e nesërme në orën 05:00, kurse gjatë vikendit nga dita e shtunë ora 15:00 deri ditën e hënë në orën 05:00.

Gjithashtu qeveria solli vendim që të gjithë personat fizik të mbajnë maska mbrojtëse gjatë daljes jashtë, njofton Pa Censurë.

Nga kjo masë përjashtohet çdo qytetarë,vetëm nëse:

– vesh pajisje të posaçme mbrojtëse personale në fytyrë, si pjesë e kryerjes së detyrave të tij

– qëndron në oborrin e shtëpisë së tij

– drejton biçikletë ose kryen aktivitet sportive në mënyrë individuale

– udhëton në një automjet me persona me të cilët jeton në bashkësi ose shtëpi

– lëviz në vende publike dhe zona të hapura dhe mban plotësisht distancën minimale të lejuar të paktën dy metra nga një person tjetër.Pa Censurë

Baby Boo