Spasovski u bën apel qytetarëve të cilët janë jashtë shtetit të mos kthehen tani


Kryeministri Oliver Spasovski sonte u bëri thirrje atyre që kanë nënshkruar deklaratë në lidhje me vetizolimin e tyre, si dhe ata me vendim nga Inspektorati Shtetërorë Shëndetësorë dhe Sanitar, të respektojnë masat dhe rekomandimet e qeverisë, ndërsa qytetarëve tanë që janë jashtë shtetit do të ndihmojnë nëse nuk kthehen tani vend.

“Indikacionet e masave parandaluese të qeverisë në trajtimin e virusit ishin shumë më përpara se të gjitha shtetet përreth dhe madje edhe më gjerë. Ne madje kishim masa parandaluese më të mëdha se Italia. Në ato momente kur qytetarët tanë po ktheheshin nga Italia në aeroportin tonë dhe në hyrje të vendkalimeve kufitare, kishte masa parandaluese. Se ka njerëz që nuk i zbatojnë ato masa, po ka, kështu që ne kemi prezantuar mundësinë e ndjekjes së personave që janë në vetizolim pas nënshkrimit të deklaratës se ata do të qëndrojnë në izolim, ose ata që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupime të caktuara që mbartin virusin për ato është nxjerrë vendim nga Inspektorati Shtetërorë Shëndetësor dhe Sanitar që duhet të jenë 14 ditë në izolim. Sidoqoftë, këtu kemi një situatë në të cilën disa individë nuk respektojnë masat, dhe ata gjithashtu i nënshtrohen ndjekjeve penale”, tha Spasovski.

Baby Boo