Qeveria e Maqedonisë obligoi institucionet shtetërore të ndihmojnë në zbatimin e regjistrimit të popullsisë


Qeveria në mbledhjen e sotme qeveritare mori vendim nga ku i obligon të gjitha ministritë dhe organet e administratës shtetërore që t’i shqyrtojnë mundësitë për nevojat e regjistrimit dhe t’i vendosin në dispozicion të punësuarit përkohësisht në Entin Shtetëror për Statistika.
Qeveria po ashtu të njëjtën ua rekomandon njësive të vetëqeverisjeve lokale dhe institucioneve që ndodhen në kompetencën e tyre.

Kryeministri Zoran Zaev vazhdimisht thotë se regjistrimi nuk do të anulohet dhe se do të zbatohet sipas afatit të paraparë, përkatësisht nga 5 deri më 30 shtator edhe pse ESHS ka pasur problem me regjistrues.
Ndryshe, Maqedonia gati 20 vite nuk ka regjistrim të popullsisë, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2002 numri i popullatës në Maqedoni ishte 2.022.547 qytetarë prej të cilëve 50.20 burra dhe 49.80 gra.

Baby Boo