Erdogan: Vetëm pavarësia e Palestinës do të sjellë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se paqja në Lindjen e Mesme është e mundur vetëm me pavarësinë e Palestinës, duke iu referuar zbatimit të një rezolute të OKB-së të vitit 2012 për krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967.

Sigurimi i paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme është i mundur vetëm me një zgjidhje përfundimtare të problemit palestinez. Nuk ka nevojë për të ndezur flakët, një paqe e drejtë nuk ka humbës, çështja palestineze duhet të zgjidhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe njohjes së bashkëjetesës së dy shteteve. “Turqia do të bëjë përpjekjet e nevojshme diplomatike për një përfundim të hershëm të konfrontimit dhe uljen e tensioneve”, tha lideri turk në ceremoninë e restaurimit të Kishës Asiriane të Virgjëreshës Mari në Stamboll.

Erdogan bëri thirrje gjithashtu për një fund të menjëhershëm të dhunës në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.Pa Censurë

Baby Boo