Qeveria e Maqedonisë kredi pa kamata për kompanitë, subvencionime të rrogave…


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalur me pakon e parë të masave për mbështetjen e kompanive, pasi që vendi është përfshirë në zonën alerte të pandemisë. Zv/ministrja për çështje ekonomike Mila Carovska tha se masa e parë për likuiditet të ndërmarrjeve mikro-makro, gjegjësisht 5.5 milionë euro janë dizajnuar me kujdes të madh.
“Çdo kompani do të mundet të fitojë prej 3 deri në 30 mijë euro. Mikro-kompanitë prej 3 deri në 5 mijë euro. Kompanitë e vogla prej 10 deri në 15.000 euro, të mesmet prej 15 deri në 30 mijë euro. Këto kredi pa kamata, grejs-periudhë të pagesës do të mund të paguhen për 2 vjet. Administrimi do të jetë falas”, shtoi Carovska.

Masa e dytë qeveritare është për rrogat, për subvencionimin e kontributeve, por në sektorë të caktuar.
“Do t’i subvencionojmë kontributet në sektorin e turizmit, transportit, hotelierisë për muajt prill, maj, qershor me qëllim që të subvencionohen kontribute për të punësuarit. Me atë kompania nuk do ta ulë numrin e të punësuarve, që të mos paguajë dividendë në 2020 dhe bonuse apo shpërblime. Vetëm kompanitë që kanë realizuar fitim do t’i kthejnë subvencionet e kontributeve, masa është e drejtpërdrejtë dhe u ndihmon atyre me rezultat më të vogël ekonomik”, tha Carovska.Ajo gjithashtu tha se Qeveria është tërësisht e përgatitur për përballje me pasojat ekonomike të cilat do të jenë të pashmangshme dhe theksoi se do të jetë me rëndësi të madhe ridestinimi i drejtë i resurseve. Ajo theksoi se ky është paketi i parë i masave, dhe se në vazhdimësi qeveria do të dal me masa të tjera. Masat e tjera janë prezantuar edhe nga Ministria e Ekonomisë, Drejtoria e të Hyrave Publike dhe Ministria e Financave.

Baby Boo