Qeveria dhe pushteti lokal me qëndrime të ndryshme nëse Kumanova duhet të izolohet tërësisht


Përplasje mes Kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe Kryeministrit teknik, Oliver Spasovski lidhur me izloimin ose jo të tërësishëm të qytetit me numrin e dytë më të madh të të prekurve nga COVID 19, Kumanovës. Dimitrievski insiston në izolim 14 ditësh, por për Spasovskin një gjë e tillë nuk është e nevojshme momentalisht. Këto komente u bënë para fillimit të takimit të përbashkët të shtabit lokal të krizës dhe atij qendror, pas çka pritet që vendimi përfundimtar të bazohet kryesisht në vlerësimin profesional të epidemiologëve.

KOMUNA E KUMANOVËS MOMENTALISHT DUKE LLAGARITUR NUMRIN E BANORËVE, KA NUMRIN MË TË MADH TË PERSONAVE POZITIV ME COVID 19 NË SHTET. DHE ËSHTË MË SE E NEVOJSHME QË TË VEPROHET NË MËNYRË MË RESTRIKTIVE QË TË NDALOJMË TË NA NDODHË “PIKU” MË I MADH I PANDEMISË, ME SHIFRA SHUMË MË TË MËDHA – THA MAKSIM DIMITRIEVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË KUMANOVËS.

TË JU THEM TË DREJTËN NUK JAM MBËSHTETËS I MADH I KËTYRE MASAVE RIGOROZE, SEPSE KRAHASIMI DIBËR DHE KUMANOVË, 9 000 BANORË DHE 120 000 BANORË NUK ËSHTË I NJËJTË. MEGJITHATË DO TË DISKUTOJMË EDHE PËR KËTO ÇËSHTJE, PËR MBYLLJEN E TËRËSISHME 24 ORËSHE TË KUMANOVËS. NËSE KJO ËSHTË MASA QË DO TA REKOMANDOJNË EPIDEMIOLOGËT DHE PROFESIONISTËT DO TA SJELLIM EDHE KËTË MASË QË TA MBROJMË SHËNDETIN DHE JETËN – U SHPREH OLIVER SPASOVSKI, KRYEMINISTËR TEKNIK.

Së fundmi edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nuk ka nevojë për shtrëngim të masave parandaluese, pasi rritja e numrit të të infektuarve ndodhë si pasojë e kontakteve me të prekurit. Ndërkohë kumanovarët thonë se po i respektojnë masat parandaluese jo nga frika por nga vetëdija se të njëjtat janë për të mirën e përgjithshme.

“Para fillimit të orës policore në Kumanovë vërejtëm radhë të gjata përpara marketeve, bankave dhe operatorëve telefonik meqë qytetarët kishin dalë për t’i kryer nevojat e domosdoshme. Ata që i anketuam shprehën mbështetje për masa më rigoroze të izolimit të qytetit”.

“Duhet, por është periudhë e gjatë, andaj duhet të lejohet për shembull në 2 a 3 ditë të dilet për 2-3 orë. Sidoqoftë, është e nevojshme. Në Kumanovë gjendja është shqetësuese, a e shihni sa shumë njerëz u infektuan për kohë të shkurtër?! Është vërtetë e çuditshme. Tani nëse ka nevojë, do ta përballojmë edhe këtë.”

“Po, po edhe unë jam me mendimin e tij. Po thonë se për këtë gripin është më mirë të bëhet izolimi. Vetëm duhet të ketë rregulla si dhe kur të dalim për të blerë, kur do të ketë ditë të lirë. Përndryshe izolimi është shumë më mirë.”

“Nuk e di çfarë të them, unë nuk di asgjë. Edhe ashtu jam i sëmurë prej zemrës, prej diabetit. Nuk dal. Ja prej në 10 deri në 12 me bashkëshorten dolëm të blejmë diçka dhe do të shkojmë në shtëpi.”

“Sipas meje, kjo është e nevojshme. (Pse?) Pritet një goditje më e madhe, prandaj. Ndërsa njerëzit duket sikur janë liruar, marrin të drejtën për ta shkelur ligjin.”

Ndryshe, nga 700 punonjësit shëndetësor të këtij qyteti, 44 deri tani janë prekur nga virusi korona, ndërsa po kryhen testime edhe për rreth 200 punonjës të tjerë.

Baby Boo