Dhuna e 27 prillit, dënohen dy persona: Njëri për rrahjen e Zoran Zaevit, tjetri për rrahjen e Artan Grubit

Njëri nga të akuzuarit për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, Vasko Cungarevski, ka pranuar fajin. Gjykatësja Ola Ristova e ka dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Cungarevski, i cili është djal i gjykatëses së pensionuar Zorica Cungarevska, është dënuar për dhunë ndaj kryeministrit Zoran Zaev, i cili në kohën e dhunës së 27 prillit ka qenë deputet.

Për të njëjtët vepër, por për rrahje të deputetit Grubi, në të njëjtën lëndë është dënuar edhe Dimitar Popovski, me 2 vjet burg me gusht, sipas së cilës, nuk guxon që ta përsëritë veprën në pesë vitet e ardhshme, transmeton SDK.

Ola Ristova, e cila i shqiptoi vendimet, e udhëzoi Popovskin, për mjekim psikiatrik, pasi që me ekspertizë është konstatuar se i akuzuari është me zvogëlim të llogarisë. Për Cungarevski ngelen masat e kujdesit: ndalim për lëshim të vendbanimit dhe marrje të pasaportës.

Restorant Lumare