Qeveria: 2019-ta do të jetë vit i zhvillimit ekonomik


Vit ekonomik dhe kthesë në ekonomi paralajmëron Qeveria me propozim-buxhetin e hartuar për vitin 2019 që këtë javë u miratua në seancë qeveritare. Propozim-buxheti është dërguar deri tek Kuvendi ku pritet të fillojë debati më datën 28 të këtij muaji.

“Para nesh është një vit ekonomik në të cilin paratë e popullit edhe më shumë do të shkojnë në projekte për mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha kategoritë, veçanërisht ata të cilët janë më të cenueshëm. Promovuam taksim të ri, të drejtë, reformë në sistemin pensional dhe rritje të mirëqenies sociale. Në ndryshimet buxhetore për vitin 2019 paralajmërojmë kthesë në politikat ekonomike. Fokusin e fuqishëm të integrimeve euroatlantike e përforcojmë me Buxhet për ekonomi në rritje, për përballje sociale për shërbime më cilësore shëndetësore dhe për jetesë më të mirë të të gjithëve”.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën së bashku me ministrin e Financave Dragan tevdovski i prezantuan projeksionet e Buxhetit për vitin 2019.

Buxheti është në funksion të qëndrueshmërisë së katër shtyllave edhe atë për politikat për punësim dhe për siguri sociale, për mbështetje të ekonomisë vendore, për përshpejtimin e realizimit të projekteve infrastrukturore dhe procese të intensifikuara për eurointegrimin.

“Këto janë para të secilit prej nesh që të kthehen mbrapa në bashkësinë deri tek secili qytetar përmes programeve dhe politikave që prodhojnë zhvillim ekonomik, mirëqenie shoqërore, drejtësi sociale dhe jetesë më të mirë për çdo qytetar të RM-së pa asnjë përjashtim”, potencoi Zaev dhe porositi se tani është koha të japim rezultate ekonomike dhe drejtësi sociale.

Buxheti vitin e ardhshëm do të bëjë lëvizje serioze në realizimin e investimeve kapitale, veçanërisht në projeksionin për siguri sociale, drejtësi dhe solidaritet, për administratën publike, si dhe për mbështetje të integrimeve euroatlantike.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski kumtoi se të ardhurat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2019 janë projektuar në 210,8 miliardë denarë, ndërsa shepnzimet në 228,5 miliardë denarë me deficit buxhetor prej 2,5 për qind ose 17,7 miliaedë denarë.

Për projektet kapitale janë paraparë 26 miliardë denarë dhe pritet realizim më i madh i projekteve, për eurointegrimet janë projektuar 8,3 miliardë denarë në Ministrinë e Mbrojtjes, 30 miliardë denarë për shëndetësinë. Theksoi në mbështetje serioze për prodhimtarinë bujqësore, për subvencione për çka janë paraparë 8,4 miliardë denarë, ndërsa 512 milionë për zhvillim të barabartë rajonal, më shumë mjete për 37 për qind për mbështetje të ekonomisë…

Me buxhetin janë paraparë edhe rritje të pagave të specialistëve, të cilët do të arrijnë edhe mbi 90.000 denarë të ardhura, për infermierët rritja është paraparë në janar të vitit 2019. Paga më të larta për pesë për qind do të ketë edhe në administratën publike për rritje të cilësisë.

Në konferencën për shtyp u theksua se pritet intensifikim i rritjes ekonomike i cili është projektuar në 3,2 për qind i udhëhequr nga konsumi personal, eksporti dhe investimet, ndërsa borxhi publik të arrijë 54,2 për qind maksimale.

Baby Boo