BDI: Forumi Rinor fillon fuqishëm fushatën në Gostivar (FOTO)


Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, nga sheshi i qytetit në mënyrë simbolike ka filluar fushatën parazgjedhore për Zgjedhjet e 15 Korrikut. Në një aktivitet të shkëlqyer konform masave kundër pandemisë, Rinia e Gostivarit dha porosi të fuqishme për përkrahjen e idesë së Liderit të BDI, z. Ali Ahmeti për Kryeministrin e parë Shqiptar, kumtuan nga dega e BDI në Gostivar

“Dikush dikur thoshte se Kosova nuk mund të çlirohet. Dikush dikur thoshte se në Maqedoni nuk mund të ketë Universitet në gjuhën shqipe. Dikush dikur thoshte që gjuha shqipe nuk mund të jetë gjuhë zyrtare, dhe se flamuri kombëtar shqiptar nuk mund të zyrtarizohet në këtë vend. Dikush dikur thoshte se një shqiptar nuk mund të jetë Kryeparlamentar, se një shqiptar nuk mund të jetë ministër i Punëve të Brendshme, se një shqiptar nuk mund të jetë ministër i mbrojtjes. Dikush dikur thoshte se të gjitha këto janë ide utopike. Ashtu siç thonë edhe sot për idenë e liderit tonë, z. Ali Ahmeti për të pasur Kryeministrin e parë shqiptar. Por ne Rinia e Gostivarit, duke e parë që të gjitha premtimet e lartëpërmendura sot janë realitet, nuk kemi as dyshimin më të vogël që të mos besojmë që ky vend pas 15 Korrikut do të ketë Kryeministrin e parë shqiptar. Ne jemi të bindur që çdo premtim i liderit tonë është e realizueshme, andej prej sonte nisim rrugëtimin e fitores sonë të madhe me 15 Korrik. Ne do të kemi Kryeministrin e parë shqiptar. Fundja, Pse Jo ? Kur garant e kemi Ali Ahmetin”, potencoi para rinistëve të Gostivarit, Enisa Ramadani.

Genc Jakupi mes të tjerash potencoi që: Të motivuar nga rinia e hershme e liderit tonë, z. Ali Ahmeti, i cili në kohën kur duhej të shijonte ditët e rinisë ishte në radhët e para të protestave për lirinë e popullit shqiptar në ish regjimin jugosllav, ne rinistët e Gostivarit ndodhemi sonte këtu për të filluar fushatën parazgjedhore për Kryeministrin e parë Shqiptar në Republikën e Maqedonisë Veriore.

“Ky motiv i pamposhtur i liderit tonë, z. Ali Ahmeti për të parë shqiptarët të lirë dhe jo qiragji në vendin e tyre, sot bartet tek Ne për të reaizuar idenë e tij për të pasur Kryeministrin e parë Shqiptar. Ne nuk kemi asnjë arsye të mos besojmë që kjo ide është e pamundur, sepse, e kaluara na tregon që çdo qëllim të Ali Ahmetit sot e kemi realitet. Pse jo, ne nuk kemi asnjë dielemë që të mos besojmë ! Nuk do t’u marrim më tepër kohë, pasi na pret shumë punë. Prej sonte fillojnë aktivitetet tona për të çuar në vend amanetin e tij. Natën e mirë dhe mirë u takofshim me 15 Korrik sërish këtu në të njëjtin vend për të festuar fitoren e madhe dhe ngadhnjimin e idesë së liderit tonë, z. Ali Ahmeti”, tha Jakupi.

Nga tubimi në sheshin e qytetit, rinistët vijuan aktivitetet në terren në përkrahje të idesë së liderit Ahmeti për Kryeministrin Shqiptar.

Baby Boo