Qendra e të moshuarve në Pejë del me vendim, e quan veç “sjellje të pahijshme” dhunën ndaj të moshuarës


Katër infermiere janë suspenduar nga puna në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, nga ku doli një video ku shihen disa punonjëse duke e rrahur dhe dhunuar psiqikisht një grua. Pas arrestimit të dy punonjësve të kësaj qendre, “Orenda” ka publikuar një vendim për suspendimin e infermiereve. Kjo qendër e quan vetëm “sjellje të pahijshme” dhunën që u ushtrua mbi t1% moshuarën.

“Arsyetim : Pas njoftimit per sjelljet e pahijshme to punetores A. P. ( ushtrim i dhunes ndaj ban banueses ne kohen e kujdestarise) merret Vendimi si me larte A.P. suspendohet nga puna per vepren e here ,ndersa A. R., R. K. dhe G. N. per faktin se kane gene ne nderrim bashk me A.P. por nuk e kane lajmeruar rastin tek pergjegjesi. Masat tjera do to mirren pas hetimit nga policia e cila eshte e njoftuar dhe po mirret me rastin!”, thuhet në vendim.

Baby Boo