Murseli prezanton projektet e reja


Kandidati i ASH-së për Tetovën Vullnet Murseli përmes profilit të tij në FB ka shpalosur një pjesë të programit të tij, do të dyfishohet numri i çerdheve eksiztuese. Do të bëhet intervenim te infrastruktura e vjetëruar në secilën shkollë dhe përmes themelimit të Fondit Investues (FI), do të krijojmë mundësi për tërheqjen e investitorëve nga mërgata.

Njoftimi i plotë i Murselit në facebook:
Do të dyfishohet numri i çerdheve eksiztuese. Do të bëhet intervenim te infrastruktura e vjetëruar në secilën shkollë, sipas nevojave specike të tyre.
Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi
#pastër6 #meVullnet

Përmes themelimit të Fondit Investues (FI), do të krijojmë mundësi për tërheqjen e investitorëve nga mërgata. Ne do t’i ofrojmë mërgatës realizim të një kategorie të veçantë të projekteve infrastrukturore që janë me interes publik, duke i financuar ato me kapital privat. Kjo lloj mënyrë e financimit do të favorizojë pjesëtarët e mërgatës të cilët kanë kapital të nevojshëm dhe duan të kontribuojnë në zhvillimin më të shpejt të Tetovës. Në këtë mënyrë, do të kemi përfitime të dyanshme: Qyteti i Tetovës dukshëm do të përmirësojë infrastrukturën e saj, ndërsa mërgata do të ketë mundësi për përfitim ekonomik.
Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi
#pastër6 #meVullnet

Baby Boo