Qendra e skijimit Brezovicë mbyllet për 2 ditë, trupi i të ndjerit niset drejt Prishtinës


Drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka njoftuar se pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës në Kosovë, Arian Daci, është marrë vendim që të mbyllet qendra e skijimit në Brezovicë për dy ditë, në mënyrë që të vazhdohen hetimet, por edhe për shkaqe sigurie.

Trupi i të ndjerit Daci, para pak minutash është nisur për në Prishtinë, ku do të dërgohet në Mjekësinë Ligjore.

Morina pasi i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, ka theksuar se në bashkëpunim me prokurorin, kanë marr vendim për mbylljen e e Qendrës së Brezovicës.

“Në konsultim me prokurorin Qerkini, kemi marr vendim që për dy ditë qendra të mbyllet, për vazhdimin e hetimeve dhe të situatës, të vërtetimit të çështjeve, dhe masave të cilat kanë munguar ose duhet të merren në të ardhmen. Në fakt Agjencia e Mjedisit mbrëmë ka paralajmëruar, që gjendja është shumë e vështirë, për shkak të reshjeve shumë të mëdha brenda dy-tre ditëve, dhe nuk ka qenë ë e mundur të pastrohen as rrugët, as pista, pra e gjithë qendra, përkundër një angazhimi shumë të madh, janë paralajmëruar. Por dashamirësit e sporteve ekstreme, i din rregullat, por dalin pak jashtë rregullave, kanë shfrytëzuar pjesën jashtë pistës, dhe në ortekun që është krijuar, apo ortekët, i kanë nxënë dy persona, të tjerët jo, kanë qenë grup, dhe fatkeqësisht Zoti Daci ka humbur jetën. Ka intervenuar ekipi që monitoron dhe mbikëqyr… që kanë arritur që të shpëtojnë njërin”, ka theksuar Morina,/KosovaPress/

Baby Boo