Kapet në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet 24-vjeçari nga Poroj i Tetovës


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (11-tetor) rreth orës 22:50 në Reçicë të Vogël të Tetovës, kanë privuar nga liria personat M.A. (24) nga Poroj i Tetovës dhe I.A. (31) dhe M.I. (22) nga Çegrani i Gostivarit, për arsye se M.A. është vërejtur duke iu shitur kokainë dy personave nga Çegrani. Me urdhër gjykate më vonë është kryer gjithashtu bastisje në shtëpinë e M.A., ku janë gjetë dhe me vërtetim janë konfiskuar një sasi e parave të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale.
Të tre personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Pa Censurë

Baby Boo