“Qe ku jam, çka po do?”, Blero i afrohet Lumbardhit pas debatit të ashpër mes tyre


Besi dhe Blero e kanë pasur një debat të ashpër mes tyre në Big Brother VIP Kosova 2.

Ishte Besi ai që i tha Lumit se “ke marrë poza të mangupit”, dhe sipas tij, këto s’i ka pasur më herët.

“S’e ke pasur o Lumbardh, më trego se ku i ke marrë allahile”, i tha Besi, Lumbardhit.

Ndërsa, ai iu përgjigj duke i thënë se është origjinal dhe “mos më bëjë della ti mua, se kjo është poza ime si rri normal”.

Në debat ishte i përfshirë edhe Blero, i cili i tha se Lumbardhit “nëse do të rrish edhe pak këtu, kujdes, përndryshe ke me dalë si loçkë”.

Në një moment, Blero iu afrua Lumbardhit, duke i thënë “mos belbo, a mendove që nuk kthehem a?”.

Ndërsa, Lumbardhi i tha Bleros se “qe ku jam, çka po do, nuk të tutem”.

Baby Boo