Qafë Thanë, kapen me mariuhanë pesë shqiptarë dhe një maqedonas


Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka kapur një sasi të konsiderueshme të marihuanës në makinën e një qytetari të Gjevgjelisë, i cili në makinë kishte edhe tre shtetas të Shqipërisë. Siç njofton policia, ai ka bashkëpunuar edhe me dy shtetas të tjerë të Shqipërisë që po vinin pas tij në kufirin “Qafë Thanë” me makinë të tipit Mercedes, me targa të Shqipërisë. Policia e ka bërë lidhjen e bashkëpunimit të këtyre gjashtë personave të cilët i ka arrestuar dhe po i merr në bisedë. Marihuana është dërguar në ekspertizë ndërsa edhe gjësende të tjera që ka pasur nëpër makina janë konfiskuar. Kur të kompletohet hetimi dhe ekspertiza, MPB do të ngrejë kallëzimin adekuat./Pacensure

Baby Boo